Rreth 1380 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe 79 mjete kanë nisur aksionin, në mbështetje të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, për pastrimin e plazhit të Velipojësa
Aksioni do të përfshijë edhe zonën e Shëngjinit, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në terren duke drejtuar aksionina
Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare bën të ditur se aksioni për pastrimin e zonave bregdetare do vijojë gjatë gjithë sezonita
“Në muajin qershor do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje”a
Paralelisht me këtë aksion të Forcave të Armatosura, ministria e Shëndetësisë ka nisur aksionin për spërkatjen e mushkonjave në disa nga zonat bregdetarea
Aksioni fillimisht u shtri në zonën e Divjakës, ndërsa sot ai do të përfshijë Butrintin, për të vijuar më pas në të gjitha zonat bregdetare apo turistike të vendita
Source: Tema – Aktualitet