Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet italianea
Policia e Katanias, në kuadër të operacionit “Sunset”, ka sekuestruar 1450 kg marijuanë në portin “Ognina”, e cila vinte nga Shqipëriaa
Sipas mediave, droga është sekuestruar në bordin e një anije peshkimi, 22 metra e gjatë, që mbante emrin “Arizona”, dhe që prej të premtes kishte dalë në det të hapura
Policia ka arrestuar edhe tre persona, vëllezërit Giuseppe dhe Sebastiano Costanzo, respektivisht 51 dhe 52 vjeç, dhe Sandro Mirabella, 45 vjeça
Po hetohet lidhur me identifikimin e personave, të cilët kanë porositur ngarkesëna
Policia ka theksuar se kishte mbajtur anijen në një monitorim të vazhdueshëma
Me të mbërritur në brigjet italiane, anija është bllokuar, ku në bazë të kontrollove është gjetur edhe ngarkesa e drogës, e cila ishte fshehur në brendësi të motorit të anijesa
Në bazë të përllogaritjeve të autoriteteve italiane, nëse droga do të kishte dalë në treg, ajo do të kapte shifrën e 6 milionë eurovea
Kjo vlerë do të dyfishohej, ose trefishohej nëse droga do të shitej me pakicëa
Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë të policisë së Katanias lidhur me trafikun e drogës përmes kanalit detar nga Evropa Lindore në Siçilia
Source: Tema – Aktualitet