20 profesorë gjuhe, akademikë, historianë, botues dhe përkthyes i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në mbrojtje të gjuhës shqipea
Gjuhëtarë si Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Kristina Jorgaqi, Rami Memushaj, shkrimtarë si Kiço Blushi, Nasi Lera, Moikom Zeqo, historianë si Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri etj, në letrën e tyre shfaqin pakënaqësinë e tyre për punimet dhe vendimet e Këshillit Ndërakademik që, sipas tyre, po dëmton standardina
“Nuk ka vend për liberalizma naivë, as për eksperimentime teorish të ndërtuara në rërë”, thonë disa prej emrave të kulturës në vend, në mbrojtje të standardita
Në kuadër të debateve të pafundme për ndryshimet, të bëra nga Këshilli Ndërakademik, intelektualët thonë se tani është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantëa
Ata kërkojnë që: “Qeveria të ndërhyjë për dëmin e pafalshëm ndaj gjuhës së njesuar dhe ajo të shpallet “monument””a
Source: Tema – Kryesore