Është mbyllur seanca e sotme plenare në Kuvend pas thuajse 3 orësh diksutimesh, replikash e përplasjesh. Gjatë kësaj seance nuk kanë munguar as tensionet me disa deputetë të opozitës të cilët për disa minuta u futën në sallë dhe bllokuan foltore, apo dhe jashtë saj ku të tjerë deputetë vijuajn aksionin e tyre duke u përplasur dhe me gardën në hyrje të godinës.
Replikat nuk munguan as gjatë diksutimeve mes ministrave Balla e Kumbaro me deputetin Agron Shehaj, apo dhe replikat e këtij të fundit me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Replika ka patur dhe mes deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Qefalia.
Deputetët në Kuvend kanë rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ligjin e Inspektimit. I vetmi deputet që votoi ‘pro’ ishte deputeti Paulin Sterkaj. Nga ana tjetër për votën kundërt duket se u bashkuan dhe opozitarët Flutura Açka dhe Arbi Agalliu.
Po në këtë seancë, u miratuan edhe dy projektvendime: një për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 14 nëntor, dhe një tjetër për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave për personelin me kohë jo të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
The post 3 orë replika dhe përplasje, mbyllet seanca plenare appeared first on Lapsi.al.