Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

A do kthehen skuadrat e pushkatimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

May 17, 2014

ekzNga Regan Morris, BBC

 

Vdekjet me skuadra pushkatimi janë të rralla në SHBA- i fundit ekzekutim i tillë ndodhi katër vjet më parë në Utaha Që prej atëherë, më shumë se 150 njerëz janë ekzekutuar me injeksione vdekjeprurësea

I dënuari me vdekje, Ronnie Lee Gardner, zgjodhi skuadrën e pushkatimit si metodë ekzekutimia

Më 17 qershor 2010, këmbët, krahët dhe koka e tij u lidhën pas një karrige metalike dhe katër plumba- të dalë nga armët e pesë snajperëve, një prej të cilëve kishte plumba manovër- depërtuan në trupin e tij përmes një shënjestre të vendosur në zemëra

Ishte një ekzekutim i shpejtë, por kritikët thanë se ishte barbaria

Por dështimi i një injeksioni vdekjeprurës në Oklahoma muajin e shkuar, ka risjellë në skenë diskutimet për skuadrat e vdekjesa

I dënuari për vrasje dhe përdhunim, Clayton Lockett ishte lidhur në krevata Ilaçi i parë, pjesë e injeksionit me tre ilaçe, duhej ta qetësontea

Por shikuesit u tronditën kur panë se Lockett ngriti kokën dhe më pas nisi të shtrëngonte dhëmbët dhe të përpëliteja

Lockett vdiq nga një atak në zemër, 43 minuta pasi zyrtarët ndaluan marrjen e injeksionita

Mbrojtësit e dënimit kapital thanë se Lockett mori atë që meritonte dhe vuajti më pak se viktimat e tija

Por kundërshtarët thonë se ishte qartësisht rasti i një ndëshkimi mizor dhe të pazakontë, që ndalohet nga Kushtetuta amerikanea

Bashkimi Europian ka vendosur kontrolle strikte për eksportin e të tilla ilaçeve, për t’u siguruar që nuk do përdoren për ekzekutime në SHBA apo diku tjetëra Kjo ka bërë që të ketë mungesa të këtyre ilaçeve, që përdoreshin më parë për ekzekutimeta

Shtetet amerikane iu janë drejtuar kompanive farmaceutike për ilaçe të reja, që nuk janë dhe aq precizea

Aktivistët kundër dënimeve me vdekje thonë se këto ilaçe mund të shkaktojnë dështimin e ekzekutimit, si në rastin e Dennis McGuire, një i burgosur në Ohio, që vdiq pas 25 minutasha Një tjetër i dënuar tha se po e ndjente trupin teksa i digjej, ndërsa ilaçi kalonte në venaa

Tani disa ligjvënës janë duke propozuar rikthimin e metodave të tjera të ekzekutimit, në mënyrë që të vazhdojnë dënimet me vdekjea

“E kuptoj që mund të duket e ashpër,” tha kongresmeni nga Oklahoma, Mike Christian për gazetarët pas vdekjes së Locketta

“Por si baba dhe njeriu i ligjit, nuk më bëhet vonë nëse është injeksion vdekjeprurës, karrige elektrike, skuadër pushkatimi, varje, gijotinë apo nëse ia hedhin luanëve për ushqim”a

Në Oklahoma është e ligjshme që të përdoren skuadrat e pushkatimit si metodë rezervë për ekzekutimit, por injeksionet vdekjeprurëse duhen deklaruar si të paligjshme nga shteti ose gjykatat federalea

Edhe në Missouri është duke u marrë në konsideratë rikthimi i skuadrave të pushkatimita

“Kjo nuk është një përpjekje për t’u rikthyer në vitet 1850 apo në perëndimin e egër,” tha kongresmeni nga Missouri, Rick Brattina “Por unë parashikoj një problem dhe duhet të gjejmë një zgjidhje, që duhet të jetë humane, por edhe ekonomike”a

Një ligj i ngjashëm është rrëzuar nga ligjvënësit në Wyominga

Që pas Luftës Civile ka pasur vetëm tre vdekje me skuadra pushkatimi në SHBA- të gjitha në Utaha Shteti e shpalli të paligjshme diçka të tillë në vitin 2004, por mbetet si opsion për ata pak të dënuar me vdekje, vendimi për të cilët është dhënë përpara se ndalimi të bëhej ligja

Richard Dieter, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informacion për Dënimet me Vdekje, tha se debati për rikthimin e skuadrave të pushkatimit është një teatër politika

Ai thotë se një gjë e tillë duket e pamundura

Franklin Zimring, një pedagog i drejtësisë penale në Universitetin e Kalifornisë, beson se shtetet do kenë probleme për të gjetur njerëz për skuadrat e pushkatimita

“Është një ngarkesë shumë e madhe të marrësh përsipër diçka të tillëa Ne kemi probleme për të gjetur njerëzit që injektojnë ilaçin vdekjeprurës, jo më për të gjetur tetë njerëz që do qëllojnë në të njëjtën kohëa Do bëhej një çështje e sekretit shtetëror,” tha aia

“Shumë pak familje do donin që fëmija e tyre të ishte ekzekutues”a

Ekzekutimi i radhës në SHBA është planifikuar për 21 maj në Missouria

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions