Shkrimtari Dritëro Agolli e cilësoi avionin e ulur në Divjakë një shkak të opozitës për të bërë politikëaSipas tij ky debat,është një marrëzi që nuk zgjidh problemin e kultivimit dhe trafikimit të drogësa
“Kjo është një luftë politike pa fryte, një luftë kot së koti si lojë fëmijësha Sa të ketë drogë dhe nëse nuk e shkulin nga rrënjët, do të ketë dhe trafika Kjo drogë u mboll në qeverisjen e PD-së, u korr në qeverisjen e PS-së dhe trafikohet tania Ne duhet të merremi me rrënjëna Pse kur ishte në pushtet PD nuk shkuli rrënjën e kanabisit që të mos kishte sot për ta trafikuar? Kjo është një lojë “ma hodha, ta hodhaa Ajo që duhet të ishte më e sinqertë është të mblidhemi të dyja palët dhe ta zgjidhim”, shprehet aia
Sipas tij një tjetër marrëzi janë masat e marra nga Ministria e Mbrojtjes për bllokimin e aeroporteve të ushtrisëa
“Kjo është gabimaMarrëzi e qeverisëa Ajo që mua më shqetëson shumë është bllokimi i të gjitha aeroporteve që kemia Nga njëra anë po kërkojmë turistët dhe nga ana tjetër po mbyllim aeroportet që shyqyr që i kemi, të cilët mund të përdoren për qëllime turistikea Por,këto aeroportet mund të përdoren edhe për emergjenca civilea Nuk duhet bërë betonizimi i aeroporteveaKjo më kujton komedinë e Çajupit “Doktor Adhamudhi” , kur thoshte se “ po të dhemb njëri sy, kërreje që të shpëtojë tjetria”Aeroportet janë ndërtuar që të ruhen dhe të shërbejnëa Në këtë mënyrë aeroportet po dalin jashtë përdorimita Nuk është kjo metoda për të shmangur rrezikun e trafikut të drogës përmes ajrit, sepse në këtë mënyrë do të shkojmë edhe në mbylljen e aeroprtit “Nënë Tereza”, shprehet Agolli në gazetën “Panorama”a
Sipas tij dezinsektimi i mushkonjave është i rëndësishëm , por”përdorimi i fjalës “mushkonjë’ ishte një sarkazëm që nuk duhet marrë ashtu siç u inteperetua më pasa Lufta me drogën nuk bëhet tek avioni, por tek parcelaa Ka kohë që mbillet dhe korret dhe nuk u bë dje” , nënvizon Agollia
Source: Tema – Aktualitet