Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka përllogaritur se Shqipëria do të bëhet një vend me ekonomi evropiane për një çerek shekullia
Duke folur gjatë forumit ekonomik Shqipëri-Austri, që u zhvillua sot në Tiranë, Ahmeta shprehu kënaqësinë për zhvillimin e forumit dhe pjesëmarrjen e rreth 70 kompanive austriakea
“Kjo tregon se Shqipëria është një treg dhe një vend interesant, se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm të ekonomisë së saj”a
“Sfida e qeverisë dhe ekonomisë shqiptare, ka të bëjë me rritjen ekonomike, nga e cila të përfitojnë qytetarët shqiptarëa Në qoftë se Bashkimi Europian sot rritet me 1 përqind dhe ne rritemi me 6 përqind, vetëm në vitin 2038 të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptarëve do të barazohen me të ardhurat për frymë të qytetarëve të Bashkimit Europiana Kjo është sfidë e drejtpërdrejtë për një qeveri si e jonë, për të bërë të pamundurën që të hapë ekonominë shqiptare, të hapë tregun shqiptar, sepse pa investimet e huaja nuk ia dalim”, tha Ahmetaja
Ekonomia shqiptare, theksoi më tej Ministri, i ka konsumuar gjeneratorët tradicionalë, si ndërtimi apo remitancat, dhe sot përballet me domosdoshmërinë për një model të ri ekonomik, i cili do të bazohet patjetër në një ekonomi të hapur, në inovacion dhe kreativitet, për të kaluar përtej rritjes lineare me 1 apo 2 përqind, por për të arritur një rritje mbi 5 apo 6 përqinda
“Vetëm atëherë, qytetarët shqiptarë do të arrijnë të marrin benefitet e rritjes ekonomike,” tha Ahmetaja
Ministri u shpreh se investitorët austriakë janë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare dhe theksoi se, tregu shqiptar, i cili është dhe një port rajonal, ka mundësi të afrojë pafundësi ekonomike në një treg jo thjesht me 3 milionë konsumatorë, por me 26 milionë konsumatorëa
Source: Tema – Aktualitet