Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku dy makina u përplasën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Për shkak të përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi në kanal, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Në vendin e ngjarjes u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses për të nxjerrë të dëmtuarit nga mjeti i përmbysur.
Pjesa e përparme e makinës tjetër, ishte e shkëputur dhe përfundoi në rrugë pas përplasjes. Sakaq, policia po heton shkaqet e aksidentit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, automjeti përfundon në kanal appeared first on Albeu.com.