Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin Bulqizë – Shupenzë të “Rrugës së Arbrit”. Një makinë fuoristradë ku udhëtonte një familje me 6 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një grua. Të plagosur kanë mbetur bashkëshorti i saj dhe 4 fëmijët e tyre.
Viktima është identifikuar si Matilda Zogu ndërsa bashkëshorti i saj i plagosur është Edmir Zogu. Mediat raportojnë se njëri nga fëmijët është gjendje të rëndë. Të plagosurit janë duke u transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31-vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al
The post Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën nëna, plagoset burri dhe 4 fëmijët appeared first on Lapsi.al.