Akuzat e opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafik droge dëmtuan rëndë jo vetëm imazhin e Forcave të Armatosura, por dhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtarea Zva ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj u shpreh se debate të tilla, të padëgjuara në vende të tjera, që të vetmen referencë kanë thashethemet e kafeneve, i shërbejnë politikës së ditës, por nga ana tjetër i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm vendit në plan afatgjatëa
Dervishaj thekson se gjithsekush ka kontribuar në proceset integruese të vendit dhe këto arritje sipas tij duhet të shihen si një e mirë dhe përgjegjësi e përbashkëta
“Më shumë se u cënua siguria kombëtare u dëmtua imazhi i vendit që është një nga elementët e rëndësishmëm të sigurisë kombëtare, pasi një vend me imazh të cënuar nuk është atraktiv për investime, nuk është një partner i besueshëm, nuk ofron frymëzim për këdo për të ardhur, për ta vizituar”, u shpreh zva ministri i Jashtëma
Në vijim ai shtoi se një vend me imazh të cënuar me problematika të tilla, të ekzagjeruara nëpërmjet diskursit politik padyshi
m që është një negativitet shumë i madha
“Ne prej 5 vitesh jemi vend anëtar i NATO-s, kemi detyrime, kemi përgjegjësi dhe duhet të sillemi si një vend anëtar i NATO-s në raport me organizatën, por dhe përgjegjësitë tonaa Mos të harrojmë se jemi një vend që kontribuojmë për sigurinë globalea Është e papranueshme dhe e turpshme që zhvillojmë një debat të tillë totalisht demode, totalisht të dëmshëm, totalisht në dëm të imazhit të vendit, të interesave të vendit dhe në dëm të qytetarëve tanë”, u shpreh ai për Ora Newsa
Në vijim Dervishaj apelon që Shqipëria si vend anëtar i Aleancës më të madhe të sigurisë në botë, duhet të sillet si e tillëa “Në momentin që ne flasim me tone të tilla dhe akuza të tilla, për më tepër të paverifikuara, thashetheme kafenesh, kjo tregon se ne nuk e kemi kuptuar që jemi vend anëtar i NATO-s”, theksoi aia
Source: Tema – Aktualitet