Albcontrol përmes një deklarate ka reaguar në lidhje me akuzat që janë drejtuar ndaj kësaj strukture për avionin e rrëzuar në Divjakë, që dyshohet se do të përdorej për trafikun e lëndës narkotikea Në reagimin e Albcontrol i jepet përgjigje edhe akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit 15 minuta pas rrëzimit të avionit, i është vënë flaka zyrës juridike të institucionit, ku janë djegur sipas tij, dokumenteta
“Albcontrol nuk jep leje fluturimia Albcontrol kryen shërbimin e lundrimit ajror, ose si në rastet e avionëve VFR (Visual Flight Rules – Avion që Pilotohet me Shikim), shërbimin e informimit të trafikut ajror, në bazë të lejes së fluturimit (clearance), lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit CivilaAlbcontrol nuk administron shkresa, por të dhëna elektronike që ruhen në sisteme moderne pa kufizim kohor, ndaj sigurojmë këdo, se sistemet tona përmbajnë të dhëna mbi të gjithë avionët që janë pajisur me leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe i është ofruar shërbimi i lundrimit ajrora Në sistemet tona gjenden të regjistruara të gjitha operimet e datës 10 maj, por edhe të të gjithë ditëve, muajve e viteve të mëparshëm”, thuhet në reagimin e këtij institucionia
Në vijim sqarohet se kontrollorët e trafikut ajror në Albcontrol, kryejnë me përgjegjësi të lartë detyrën e tyre, të kornizuar plotësisht nga manualet dhe procedurat e operimit, të cilat janë ndjekur me përpikmëri, dhe në rastin e avionit me shenjëthirrje I-GRMP, me leje fluturimi numër 193, lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civila
“Ky avion i përket tipit PA32, fluturon sipas rregullave VFR (Visual Flight Rules), pra jo me instrumente navigacional, por me shikim të lirë, totalisht në përgjegjësinë e pilotita Kontrollori i trafikut ajror duke përjashtuar zonën mbi aerodromin e Rinasit, ku ofrohet shërbimi i kontrollit navigacional, i ofron vetëm informacionin navigacional fluturimeve VFR, pasi fluturojnë në lartësi më të ulta se juridiksioni ynëa Deklarojmë me përgjegjshmëri të plotë se të gjitha hapat që janë ndjekur nga kontrollorët e trafikut ajror në Albcontrol, janë konform ligjeve, rregullave dhe procedurave të aviacionit civil në fuqia Albcontrol, Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë, monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe mbështetet nga organizma europian dhe ndërkombëtara Albcontrol kryen operacione specifike të fushës, me elementë të sigurisë së lartë teknikea Çdo supozim, aludim me apo pa dashje, nga njerëz që nuk njohin argumentin dhe nuk janë ekspertë të fushës, përbalt punën e vështirë dhe të përgjegjshme të dhjetra kontrollorëve të trafikut ajror, përbalt sigurinë ajrore civile në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Albcontrol
Source: Tema – Aktualitet