Dushan Vlahoviç kërkohet me ngulm nga Masimiliano Alegri. Trajneri italian e do sulmuesin për Milanin, ndërsa duhet ta marrë nga rivalët e Juventusit. Vlahoviç ka kontratë edhe për një sezon, ndërsa paga e tij shkon 12 milionë euro. Dhe pse më parë konsiderohej i pamundur për kuqezinjtë, Juventusi nuk duket se do rezistojë shumë për sulmuesin serb.