Alma Kaçi tha sot në një intervistë në SYRI TV, se videoja e saj me Safet Gjicin u bë virale pasi e çoi në redaksinë e ‘Fiks Fare’.
‘Sot kam çuar kartën e memories në redaksinë e ‘Fiks Fare’, të nesërmen videoja u bë virale. Nuk u transmetua, por e bënë virale. Përdorën këtë gjë, e bënë virale,’ tha ajo.
Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.
‘Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.
Alma Kaçi
Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.
Alma Kaçi tha se mjetet e saj mbeten të sekuestruara dhe se SPAK i ka zhdukur provat.
“Janë të sekuestruar telefonat. Telefoni i djalit tim. Karta memorie, USB. Një tabletë. Edhe gota me të cilin kam kryer filmimin.
Me sa më ka thënë avokatja ime, SPAK është ndalur vetëm në rastin e Safetit.
Ajo kishte një mesazh edhe për gjyqtaren që i dha vendimin.
“Gjyqtares Atalanta Zeqiri që më dha këtë akuzë, ndoshta është një akuzë që të marrin frikë edhe femrat e tjera që kanë regjistrime. Por janë femrat e tjera që e bëjnë këtë gjë, në institucione të larta ose jo,” tha Alma Kaçi.
The post Alma Kaçi, 40-vjeçarja që ‘fundosi’ Safet Gjicin: SPAK më ka zhdukur filmimet e kryebashkiakëve që blenë votat appeared first on Shekulli.