Menjëherë pas vendimit të GJKKO për lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, SPAK ka reaguar se do të kërkojë ankimim të vendimit.Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.
The post Altin Dumani do te ankimoje vendimin per lirimin e Berishes! Asgje per Inceneratoret apo Ballen tek pergjimet appeared first on Gazeta Standard Online.