Ndërsa kanë kaluar tre ditë nga e diela e zgjedhjeve për kryetar bashkie në vendin tonë, dhe numërimi edhe për votat e këshillit bashkiakë janë drejt fundit, tashmë dalin në pah edhe më qartë shifrat për t’u krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021a
Kështu, kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021a Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën së bashku të dielën 522 mijë votaa
Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë së bashku 730 mijë votaa Në total, opozita ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluaraa Koalicioni i majtë kishte 810 mijë ne 2021, ndërsa në 2023 ka 765 mijë votaa Koalicioni i djathtë kishte 729 mijë në 2021, ndërsa në këto zgjedhje ka marrë 522 mijë votaa
Të dielën, rreth 7% e votuesve hodhën vota të pavlefshme apo votuan kandidatë të tjerë të pavarura Kandidati më i fortë doli Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i cili garoi në Tiranë dhe mori gati 14 mijë votaa Ai u rendit i treti pas Veliajt dhe Këlliçita
The post Analiza e shifrave me zgjedhjet e kaluara/ PS humbi 46 mijë vota, “BF” me 200 mijë vota më pak appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea