Mbrëmjen e së hënës Anna Wintour bëri daljen e saj të parë publike që prej njoftimit për largimin nga posti i kryeredaktores së “Vogue”, duke u shfaqur në rreshtin e parë të sfilatës së Marc Jacobs për sezonin vjeshtë 2025 në New York.
Wintour mbërriti në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut bashkë me Michael Ariano, publicistin e Marc Jacobs.
Në rreshtin e parë, ajo qëndroi pranë emrave të njohur si Bijou Phillips, Nicky Hilton Rothschild, Valentina Ferrer dhe bashkëshorti i Jacobs, Char Defrancesco, me të cilin u fotografua duke biseduar.
Ky është një rikthim simbolik për Wintour, pasi marrëdhënia e saj me Marc Jacobs është e hershme. Në dhjetor 2024, ajo e zgjodhi atë si redaktor të ftuar për një numër special të “Vogue”, për të sjellë një qasje të freskët gjatë vitit zgjedhor në SHBA.
Megjithëse ajo nuk do të jetë më kryeredaktore e “Vogue America”, Wintour do të vazhdojë të mbajë pozitat si drejtore globale e përmbajtjes për “Vogue” dhe shefe e përmbajtjes në “Condé Nast”.
Në një komunikim me stafin, ajo theksoi se përgjegjësitë e saj nuk do të ndryshojnë shumë: “Do të vazhdoj të ndjek nga afër industrinë e modës, të jem pjesë e Met Gala dhe Vogue World, si dhe do të mbetem përherë redaktorja e tenisit dhe teatrit për Vogue.”
The post Anna Wintour shfaqet në publik pas largimit nga “Vogue” appeared first on Lapsi.al.