Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ildi Hoxha, 21 vjeç, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Agron Ymeraja
I dyshuari po tentonte të udhëtonte drejt Italisëa
21-vjeçari është shoku i ngushtë i shtetasit Eni Veshi, 24 vjeç, i cili është djali i Koli Veshit, që është vrarë në vitin 2011 nga djemte e biznesmenit Ymeraja
Policia dyshon se Ildi Hoxha dhe Eni Veshi mund ta kenë kryer bashkë vrasjena
Një ditë më parë, burimet treguan se kamerat e sigurisë të një lokali aty pranë kanë fiksuar një djalë të ri, të gjatë, me një xhup me kapuç, i cili ka vepruar brenda pak sekondasha
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe shpejtësisë në veprim të vrasësit, filmimi nuk ka ndihmuar dot në krijimin e identikitit të saktë të autorita
Biznesmeni i pajisjeve hidrosanitare u qëllua për vdekje mëngjesin e së premtes, pak metra larg shtëpisë së tij, në parkingun e automjetevea
Autori priti sa Ymeraj hipi në automjet për ta qëlluar me breshëria
Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë hakmarrja, pasi djemtë e viktimës u akuzuan dhe më pas u lanë të lirë për vrasjen e inxhinierit fierak Koli Veshi, në vitin 2011a
Source: Tema – Aktualitet