Arsimi profesional do të kalojë në përgjegjësi shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisëa Kjo përcaktohet në projektligjn e propozuar nga Qeveria dhe të paraqitur për shqyrtim në Kuvend, sipas të cilit arsimi profesional nuk do të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Sportita Ndryshimet ligjore parashikojnë dhe qartësimin e funksioneve të secilës ministri, si dhe përcaktimin e kompetencave që do të ushtrohen në mënyrë të bashkërenduar nga të dyja institucioneta
Bashkimi i fushës së arsimit profesional me formimin profesional dhe kalimi i tyre nën përgjegjësinë e një Ministrie është vlerësuar si domosdoshmëri për të orientuar arsimin dhe formimin profesional me një qasje të njëjtë dhe konkurruese drejt kërkesave të tregut të punësa
Gjithashtu është parashikuar dhe lidhja me Ministrinë e Arsimit, e cila do të vazhdojë të funksionojë në miratimin e kurrikulës së lëndëve të përgjithshme që do të zbatohet në arsimin profesional; si dhe në përcaktimin e kritereve të përgjithshme për kualifikimin dhe çertifikimin e mësuesve e nxënësve në këto shkollaa Drafti i propozuar ndryshon dhe përbërjen dhe numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional, nga 11 në 9 anëtarë, gjë që do ta bëjë punën e tij më produktive dhe me një përfaqësueshmëri reale të partnerëve socialëa
Ndryshimet në ligj krijojnë të gjitha premisat dhe implementimin e sistemit dual në arsimin profesional shqiptar, duke përfshirë në këtë sistem elemente të bashkëpunimit dhe lidhjes më të ngushtë me biznesin etja Nga ana tjetër, administrimi i ofruesve të AFP-së nga një institucion i vetëm do të sjellë jo vetëm optimizimin e burimeve njerëzore, financiare dhe të infrastrukturës së tyre, por do të shtyjë drejt konceptit të krijimit të shkollave të hapura për komunitetin, ku do të zhvillohen jo vetëm mësim, por dhe kurse verore me afat shkurtëra
Source: Tema – Aktualitet