“Ka një lidhje të pazgjidhshme mes perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE me rastin e Fredi Belerit”. Kështu u shpreh zëvendësministrja e Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopoulou, duke folur në komisionin e përhershëm të Çështjeve Evropiane, Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme.
Duke informuar anëtarët e komisionit për perspektivat e zgjerimit të BE-së, ajo theksoi se “çështja Beleri nuk është harruar. Ajo nuk është një çështje dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Është zemra e perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo është ajo që ne i themi Shqipërisë, se ajo duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo. Nëse ky kapitull është i mbyllur nuk mund ta kontrollosh dhe ta vësh nën presion”. ©LAPSI.al
The post Athina: Çështja “Beleri” nuk është harruar, pjesë e rrugës së Shqipërisë në BE appeared first on Lapsi.al.