Gjykata në Itali ka lënë në burg 15-vjeçarin, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së së të miturës shqiptare, Aurora Tila, 13 vjeçe, e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë i një pallati në Piacenza më 25 tetor. Gjyqtari i çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në paraburgim të adoleshentit.