Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Avionët amerikanë nisin kërkimin për vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram

May 13, 2014

boko haramAmerikanët janë angazhuar seriozisht në kërkimet për vajzat e rrëmbyera nga grupi radikal islamik Boko Harama

Avionët amerikanë do nisin misione vëzhgimi mbi Nigeri për të gjetur më shumë se 200 vajzat e rrëmbyera në një shkollë më 14 prilla

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama u angazhua personalisht për këtë çështje, madje duke dalë edhe në fjalimin e rregullt të bashkëshortit me një mesazha

Sipas BBC, SHBA po ofron edhe imazhe satelitore për qeverinë nigerianea

Një ditë më parë, militantët islamikë publikuan një video me 130 nga vajzat e rrëmbyera në sfond, duke thënë se ato janë konvertuar nga të krishtera në myslimanea

Ata kërkuan që vajzat të shkëmbehen me të burgosur nga grupimi rebelëa

Qeveria nigeriane thotë se po e merr në konsideratë diçka të tillëa

Ndërkohë në terren në Nigeri kanë mbërritur edhe 30 ekspertë amerikanë, mes tyre pjesëtarë të FBI, të Departamentit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjesa

Korrespondenti i BBC thotë se ende nuk dihet se çfarë avionësh do dërgohen, por raportohet se bëhet fjalë për avionë që mund të kapin edhe komunikimet telefonikea

Njerëzit e famshëm në mbarë botën vazhdojnë ndërkohë fushatën “Na ktheni vajzat”a

Boko Haram do të thotë edhe “edukimi perëndimor është i ndaluar”a Ata kanë sulmuar vazhdimisht institucionet edukativea

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions