Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit sqaruan sot përmes një aktiviteti ku nuk munguan as shfaqjet filmike, operacionin e policisë që çuan në kapjen e avionit në Divjakë dhe pranë tij të automjetit me 460 kg kanabis të cilët po tentonin të kryenin trafik ajror të lëndëve narkotikea
Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetje për uniformat blu në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe shprehu mirënjohje për punën e madhe që Policia e Shtetit ka bërë deri më sot dhe rezultat e prekshme të arrituraa
“Mirënjohje gjithë trupave të angazhuara në frontin më të vështirë në luftë me krimin, me korrupsionin, me shkeljet e ligjit dhe të rregullave të mbetura në letër për vite e vite me radhëa Dua të ju shpreh po ashtu faliminderit në këto orë të vështira për të gjithë ata që në radhët e Policisë së Shtetit besojnë tek uniforma, tek shtysa që qysh në rini i ka çuar te uniforma, që besojnë të misioni i tyreaMirënjohje në emër të gjithë qeverisë shqiptare për punë e madhe që keni bërë deri më sot dhe për rezultatet e prekshme që keni arritur në një përpjekje aspak të lehtë”, tha Ramaa
Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Byroja Kombëtare e Hetimit do ta ngrejë në një cilësi të re të gjithë punën hetimore të Policisë së Shtetita
“Le të jemi deri në fund të vërtetë me publikun, entuziazmi ynë dhe optimizmi përballë shifrave nuk burojnë nga shifrat në vetvete por nga fakti që po realizojmë qëllime me një polici që është policia me nivelin më të ulët arsimor në Europë dhe me nivelin e moshës më të lartë në Europëa Polici me numrin më të vogël të trupave në të gjithë Europën dhe rajonina Përtej shifrave është kantieri i kësaj reforme rrënjësore dhe tërësore, më jep besimin se Policia e Shtetit do të transformohet dhe do të transformojë”, vijoi më tej kryeministria
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi publikoi të dhënat e detajuara të operacionin policor që çoi deri në kapjen e trafikantit shqiptar dhe pilotit italian që dyshohet se do të bënte trafikun e lëndës narkotike me avion drejt Italisëa
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë me orare të sakta të gjtihë itinerarin e avionit italian nga nisja në Rinas dhe deri tek ulja në zonën e Divjakës ku dyshohet se do të bëhej takimi mes pilotiti italian Giorgio Riformato trafikantit Saimir Bajrami dhe shkëmbimi i drogës dhe paravea
ME 8 MAJ
Ora 10:16 avioni GRMP tip PA 32 ulet në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, për qëllim turistik
ME 10 MAJ
Ora 13:26 minuta avioni niset nga Rinasi me destinacion Pescara Itali
Ora 13:50 avioni në kuotën 756 metra lartësi vazhdon drejt fluturimin drejt pikës gogël në pikën bitam , kthehet majtas pa marrë leje, Kulla pyet pilotin për kthesën, ai kërkon leje për flturim turistik mbi bregdet dhe i jepet lejea
Ora 13:52 në kuotën 220 m lartësi zbret pa leje, i kërkohet sqarim për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin
Ora 13:56 Avioni ngrihet në lartësinë 364 m, por humbet nga monitorimi i radarit, avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë me radion
Ora 13: 59 avioni minuta humbet komunikimin me radion
Ora 14:01 Shefi i komisariatit Lushnje informohet se një avion i vogël po ulet në Divjaklë, ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ministrin e Brendshëm, që urdhërojnë nisjen e operacionit
Ora 14: 13 efektivët nisen drejt vendngjarjes, marrin detyrë për bllokimin e zonësa
Ora 14: 18 sipas procedurave të emergjencës nis kordinimi i të gjithë strukturave
Ora 14:20 efektivat e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe konfirmojnë avionin dhe pilotin 2 m larg jashtë tij me dy canta në duar, avioni kishte mbetur në rënë i bllokuar
Ora 14:21 Qendra e Kontrollit të Raportimin, informojnë shefin e shtabit
Ora 14:23 koordinatori ushtarak njofton Postën e Kontrollit të Raportimit në Greqi, në Itali dhe Spanjëa
Ora 14:33 patrulla e dytë në aksin Divjakë-plazhë identifikon 2 automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishin që po ngarkohej me rimorkio për tu tërhequr nga Range Rover, dhe një shtetas drejt pyllit me një cantë të zezëa Policia bllokoi dy makinat të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të tija
Ora 14:35 nga Drejtoria e Përgjisthme u nis zoti Faskaj dhe zoti Selfollari
Ora 14:50 u identifikua pronari i makinës, kontaktohet me palën italiane verifikohen gjeneralitet e pilotit italian
Ora 15:30 shefi i komisariatit Lushnje njofton prokuroren e rrethit Merita Selimi
Ora 15:35 mbërrijnë në vendngjarje forcat e nisura nga Tiranë dhe Fieri, fillon operacioni i kërkimita
Julian Hoxha identifikohet pronar i automjetit që ja kishte dhënë Saimir Bajramit, i cili kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë
Ora 16:22 është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda
Ora 16:26 jepen informacione nga pala italiane për pilotin dhe precedetënt penaltë të tij
Ora 16:50 u gjetën 8 canta që dyshohen si lëndë narkotike, doreza, u sektuesteruan
Ora 17:51 në vendin e quajtur Ura e Dajlanit u kap Saimir Bajarami në cantën e të cilit u gjetën 27 550 euro, celësat e makinës dhe leja e drejtimit
Tahiri: Politika po përbalt Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri me dije se operacioni për kapjen e avionit dhe drogës në Divjakë, nuk ishte më i vështiri, ndërsa shtoi se policia ka kapur me tonelata drogë, por mediatizimi dhe politizimi i kësaj çështjeje nuk e bën shoqërinë të jetë më e qetëa
“Këtu u bë një kronologji e shkurtër dhe e saktë për operacionin që përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe kapjen e trafikantëvea Për policinë ky nuk ishte aksioni më i vështirë, sikur vëmendja e medias të ishte po kaq më e madhe për tonelata lënde narkotike që kapen nga policia, padyshim që shoqëria do ishte më e qetë nga prodhimi i vrullit të të pavërtetave”, tha Tahiria
Sipas tij, politika në vend që të sulmojë krimin sulmon policinë, ndërsa apeloi se institucionet përkatëse duhen lënë të bëjnë punën e tyre, të hetojnëa
“Lërini hetimet të vazhdojnë, institucionet të punojnë, lëreni policinë e shtetit të bëjë detyrëna Politika nuk i është sulur krimit por policisë që lufton krimina Duan ta implikojnë policinë se paskemi të bëjmë me trafik shtetëror të drogësa Po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë kush do e merrte mundimin ta ulte një avion në tokë, a s’do ishte më e lehtë të bëhej ky trafik? Sulmi i paprinciptë ndaj policisë e dekurajon policinë dhe i garanton frymëmarrje krimita Policia është në krye të detyrësa Nuk ka as për t’u habitur që edhe e vërteta që u tha nga Drejtori i Policisë, nuk do mbyllë rubinetin e shpifjeve nga ata që bëjnë politikë me krimina Kjo që patë është një kronologji e shkurtër po e saktë që përfundoi me arrestimin e trafikantëve dhe kajpen e drogësa Jam i sigurt që nuk ishte operacioni me i vështirë por po të ishte kaq e madhe vëmendja në aksione të tjera, shoqëria do të ishte më e qetëa Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje politikës të lërë të qetë policinë të bëjë punën e saja Këtë qytetarët e kanë kuptuara Si në asnjë vend të botës politika nuk i është sulur krimit por policisë që lufton krimin por edhe këtë qytetarët e kuptojnëa Lind pyetja, po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë për të bërë trafik, kush do e merrte mundimin për të ulur një avion për trafik?” , tha ministri Tahiri
Sipas ministrit Tahiri arsyeja e kapjes së sasisë së madhe të drogës është se është lejuar të mbillet nga qeveria paraadhësea Tahiri tha se sulmi ndaj policisë së shteti ka për synim dekurajimin e saj në luftën kundër narkotrafikuta
“Bota e qytetëruar ka zgjedhur qytetarinë, si arsyen shtetformuese me besim tek institucionet dhe tek Polica e Shtetita Është për këtë arsye që nuk akuzohet askush kur policia franceze kapi në 2013 jo një kile por 1a3 ton kokainëa Me standardin e llumit këtu Manuel Vartz nuk do kishte shpëtuar pa qenë kryetrafikanti i drogës në Evropëa Mjafton kaq për të shpjeguar se ca luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kanë fasadë për të mbuluar të kaluarën e tyre komunistea Këta persona kanë përfituar vota, para, ndere, imunitet e kështu me rradhëa Është po kaq e qartë se sulmi kundër policisë ka për synim dekurajimin e policisë për t’i dhënë frymë krimita Rezultatet flasin qartë për punën e policissë dhe jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me të kaluarën por është në krye të detyrës siç premtuama Lufta kundër drogës, drogë do kapëa Këta që bërtasin e kanë lënë të mbjellet, të trafikoheta Policia nuk e ka kapur dhe prandaj nuk ka pasur debata E vëreta është se po kapim drogë të një kohe kur policia jo nuk e kapte drogën por e ndihmontea E kam biseduar edhe me ndërkombëtaret se po kapet shumë drogë që nuk ishte parë kurrë më parë, por që në fakt aty ishtea Dhe ju siguroj se pas ccdo kg drogë të kapur është kurajo dhe vëendosmëria e polcisëa Ka akoma shumë për t’u bërë, por kemi treguar vendosmërinë për luftën kundër trafikut”, u shpreh ministri Tahiria
Ministri i Brendshëm tha se policia ka një plan të qartë për luftimin e trafikut të lëndës narkotikea Në fund ai i bëri apel qytetarëve të besojnë tek puna e policisë së shtetit, pasi siç e cilësoi ministri, po punohet për rilindjen e saja
“Kemi hartuar një strategji kundër narkotikëvea Faza e parë është kjo që po shihnia Ka disa javë që ka filluar faza e dytë ku ka filluar veprimi bashkërendor i policisë me vendorët, shoqrinë civile për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotikea Faza e dytë është më e vështirëa Ne po rilindim policinë e shtetit jo si strehë krimi por si shërbim siguriea Politika do patjetër të ngjallë panikun e pasigurisë në luftën ndaj krimit, qytetarët shikojnë dhe dëgjojnëa Mos u demoralizoni mos iu nënshtroni pushtetit të frikës që do të ngjallë politika, ligji është më i fortë se krimi, shteti është më i fortë se krimia Barra për ta dëhsmuar këtë na takon ne dhe do ta bëjmë patjetëra Në fund të ditës do të jetë e qartë për të gjithë se qytetarët do jenë krenar me punën e policisë së shtetit”, tha Tahiri
Source: Tema – Aktualitet