Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Avioni i drogës në Divjakë/ Dy ekspertë të Guardia Di Finanza fotografi në vendngjarje

May 14, 2014

avioni i bukurDy ekspertë të Guardia Di Finanza nuk janë lejuar të hyjnë në avionin e rrëzuar apo të shkelin perimetrin e sigurisë së vendngjarjes në rërën e plazhit të Divjakësa Dy ekspertët kanë fiksuar në aparatet fotografike avionin dhe vendngjarjen, por nuk kanë pranuar të bëjnë komente apo të hyjnë në kontakte në autoritetet policore në lidhje me veprimet e tyrea Mësohet se dy ekspertët nuk kanë kërkuar leje nga Prokuroria apo policia për të bërë një kqyrje të afërt të avionit apo për të fiksuar gjurmë që mund ti shërbejnë hetimit që ka nisur nga pala italianea

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje ngjarjen në fjalë, duke u përqëndruar kryesisht tek piloti italian Giorgio Riformato, i cili sipas lejes së fluturimit duhej të ulej në Pescara në territorin e shtetit fqinja

Mësohet se hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria e krimeve të rënda në Shqipëri, do të koordinohen me hetimet që do të kryejnë autoritetet italianea Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit burg për pilotin italian 67 vjeçar si dhe për Sajmir Bajramin i cili po transportonte me makinë 460 kg hashash e cila do të ngarkohej në avion me destinacion përfundimtar Italinëa

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions