Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje urgjente me disa nga deputetët demokratë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku një avion që dyshohet se do të transportonte drogë, u kap në Divjakëa Takimi, që ka zgjatur 20 minuta, kishte në qendër të tij hapat dhe strategjinë që do të ndjekë grupi parlamentar i PD-së gjatë javës në vijima Të pranishëm në këtë mbledhje përvec kreut të deputetëve të PD-së Edi Paloka, gjithashtu ishin prezent Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, anëtarë të Komisionit hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të drogës, Jorida Tabaku dhe ish-ministri i Brendshëm FlamurNoka, zvaKryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisëa
Burime nga PD konfirmojnë për TEMA se kreu demokrat Basha ka kërkuar nga ligjvënësit e kësaj partie të kenë në qendër të vëmendjes në mbledhjet e Komisionit, por edhe në seancën plenare ngjarjen e ndodhur në Divjakë, ndërkohë që do të kërkohet një informacion i detajuar dhe urgjent nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kreu i SHISH-it Visho Ajazi Lika dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didia
Burime shprehen se nga dita e hënë, deputetët demokratë do të depozitojnë në Kuvend kërkesat për seanca dëgjimore urgjente me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe në varësi të informacioneve mund të kërkohet edhe një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Ramaa Burimet shprehen se gjithashtu Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka mund të kërkojë një takim me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili drejton Këshillin e Sigurisë, me qëllim mbledhjen e këtij këshilli dhe analizimin e plotë të ngjarjesa
Mësohet se në takimin 20 minutësh të zhvilluar në selinë e PD-së, Basha kërkoi gjithashtu nga deputetët anëtarë të Komisionit Hetimor parlamentar, nisjen sa më parë nga puna e këtij komisioni, i cili zhvilloi mbledhjen e parë të tij të premten, por që ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mblidhet sërisht për të përcaktuar planin e punës dhe atë të veprimita
Në përfundim të mbledhjes, kryetari Basha tha se ngjarja e djeshme konfirmoi ato që opozita ka thënë prej kohësha Sipas tij, “qeveria e Edi Ramës është rrëzuar moralisht”a
“Ngjarja e djeshme ka tronditur dhe indinjuar thellë gjithë opinionin public, opozitën por dhe partnerët ndërkombëtarea Nuk është siç përpiqet të mashtrojë Kryeministri një operacion policora i madh e i vogël, shqiptarët tashme dinë se avioni ka pasur avari, nuk e kanë kapur këta avionina Avioni u ka rënë në prehër, droga u ka mbetur në derëa Ky është një konfirmim i asaj që opozita ka thënë prej kohësha Është një konfirmim i asaj që ka thënë PD dhe opozita edhe për ata qytetarë që nuk i kanë besuar këto akuzaa Ka një indinjatë të natyrshme të qytetarëve shqiptarëa Ka një shqetësim të madh të mbarë opinionit publik”, tha Bashaa
Sipas tij, “kjo situatë dramatike kërkon përgjigje të menjëhershme”a
Source: Tema – Aktualitet