Avokati i Popullit i ka nisur një rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë për miratimin e protokollit mjekësor, për trajtimin korrekt mjekësor të pacientëve me “Hipertermi Malinje”, në institucionet shëndetësore të vendit tonëa
Bazuar në rastin tragjik të një pacientit Denis Alimadhi ( 11 vjeç), i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale estetike në sy, të kryer nga një grup i përbashkët mjekësh shqiptaro-irlandeze, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucioni i Avokatit të Popullit filloi shqyrtimin e kësaj çështjeje me inisiativë, me qëllim evidentimin dhe krijimin e një praktike të mirë mjekësore që parandalon dhe trajton në mënyrë korrekte situata të krizës së “Hipertemisë Malinje”, në sallat operatore të spitaleve private dhe ato publike në Shqipëria
“Megjithëse ky rast është hetuar nga organi i prokurorisë, (procedimi penal i regjistruar me nra5705 datë 6a12a2102, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e shtetasit Denis Alimadhi), kemi vlerësuar se ishte e nevojshme të sqarohej rruga dhe protokollet mjekësore të domosdoshme që, ndiqen në këto raste nga ana e stafeve mjekësore përgjegjëse në institucionet spitalore në vend, për trajtimin e këtyre pacientëve, me qëllim parandalimin e situatave të rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e tyre”, shkruan Avokati i Popullita
Totozani rekomandon për , “Marrjen e masave të shpejta, për hartimin dhe miratimin e një protokolli për trajtimin e pacientëve me “Hipertermi Malinje”, gjatë ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në institucionet tona shëndetësore, në vend”a
Source: Tema – Aktualitet