Kelmend Balili, drejtor i transporteve në Sarandë, i akuzuar nga Partia Demokratike se është marrë me trafik droge, thotë se kjo është një gënjeshtëra
Për gazetën Dita, ai shprehet se nuk ka asnjë precedent penal dhe nuk ka dalë kurrë në bankën e të akuzuarvea
Por ai thotë se deputeti demokrat, Arben Ristani, që tani hedh akuza ndaj tij, i ka ofruar 10 mijë euro për 200 vota në Delvinë, përpara votimeve të 23 qershorita
“Po ju tregoj vetëm një fakt: Më 22 qershor të vitit të kaluar, pra një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit kur partia e Ristanit humbi në mënyrë katastrofike, kemi qenë të ulur bashkë në restorant “Beni” në Sarandë dhe ai më ka kërkuar të blija vota në favor të PD-sëa
Kur ne i thamë se nuk mund ta bënim këtë sepse ne i përkasim një partie tjetër dhe një koalicioni tjetër nga PD, ai na ofroi para të thata që ta bënim këtëa
Na ofroi 10 mijë euro vetëm për 200 vota në Kalasëa Dua një mijë karta identiteti që të votojnë për PD-në në Delvinë, Stjar, Bajkaj e fshatra të tjera të zonës së Rrëzomësa Po më siguruat 1000 vota hapni gojën se sa para doni dhe unë do t’ua jap në venda Ja ky është Ristania Me sa duket, Ristanit i ka ngelur kunjë që ne nuk u bëmë ortakë me të në një pazar të fëlliqur politik dhe moral, ndaj dhe hidhet e sulmon duke bërë akuza të rreme për të mashtruar opinionina
Në tavolinë më 22 qershor të vitit të kaluar, ishin edhe dy persona të tjerëa Si unë, edhe ata mund të dëshmojnë se si Ristani na kërkoi ta ndihmonim të siguronim vota për PD-në në rrethin e Sarandës, kundrejt pagesave të majmea Ja edhe tani që po bisedoj me ju, me ata jam dhe po kujtonim bisedën me Ristanin atë ditë”a
Source: Tema – Aktualitet