Deputeti socialist, Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit, tha se PD, në mungesë të fakteve konkrete, po hedh baltë mbi punën e Policisë së Shtetita
“Ajo që dua të them është se është qesharake pretendimi për një video, e cila sigurisht, që jo vetëm nuk ul dhe nuk flet keq për punën e punonjësit të shtetit shqiptar Artan Didi, përkundrazi është një provë më shumë për një punonjës të shkëlqyer të Policisë së Shtetit, që ka vënë jetën në rrezik në përpjekjet me element kriminal dhe i ftoj deputetët e PD që ta përdorin përsëri në kundërshtim me rregulloren por nuk prish pune, sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të transmetojnë edhe një video tjetër ku za Didi i cili është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në përpjekje edhe me element kriminal të grupeve terroriste si Al- Kaeda, këtu në Tirane për të cilën është dekoruar nga Presidenti i Republikës, për punën e shkëlqyera
Por ky është modeli i ri i punonjësit të Policisë së Shtetita Punonjës i shtetit që ia ka vënë jetën e tij në dispozicion të interesave të shtetita Ndërkohë që modeli vjetër i policisë së shtetit, ai para 23 qershorit ishte modeli i Kuliçit me shokë, që në vend se të bënin punën e detyrën e policisë së shtetit në shërbim të interesave e qytetarëve shqiptarë, harxhonin ditën në zyrat e policisë së shtetit me elementët kriminal dhe me trafiqet, kryesisht me atë të naftës “Vergine”, të cilën Kuliçi me shokë e ka ditur mirëa
Pra, ajo që bëri sot Partia Demokratike me deputetët e saj, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit por nuk prish punë, treguan edhe njëherë sesa i shkëlqyer është në detyrën e vetë si punonjës i Policisë së Shtetit, zoti Didi, në çdo rast që i është dhënë mundësia, në çdo përballje me elementë kriminalëa Dhe sa e madhe është diferenca ndërmjet policisë së rilindur të shtetit sot nën drejtimin e zotit Didi me policinë e shtetit para 23 qershorit, me modelin tashmë të dalë në pension të Agron Kuliçit me shokë,” tha Ballaa
Source: Tema – Aktualitet