Paratë të cilat i fitonin nga aktiviteti i tyre kriminal,duke terrorizuar qytetin e Vlorës por jo vetëm, “Banda e Tritolit” i investonte në biznese dhe prona të paluajtshmea Ndaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e pastrimit të parave ndaj Marjon Mitros dhe kushërinjve Genis dhe Andon Mëhillaj, të dyshuar si punëdhësit e vrasësit Julian Sinanaj, raporton Ora Newsa
Akuza ka mundur të vërtetojë se paratë që ata fitonin si ndërmjetës për Sinanajn i investonin në blerje apartamentesh, lokalesh dhe troje tokasha
Marjon Mitros i është vendosur sekuestro për 4 apartamente në Vlorë, llogari bankare dhe një biznes i përbashkët me një person tjetëra Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e bankave të nivelit të dytë, ku Mitro kryente trasaksione të shumta dhe në shuma kolosale, por në momentin e sekuestrimit është gjetur një shumë e vog ël dhe kjo është arsyetuar me blerjen e apartamentevea
Dy kushërinjve Mëhillaj i janë sekuestruar toka,shtëpi private, apartamete në Vlorë, Tiranë dhe Orikum si dhe llogari bankarea Sipas prokuorisë vrasja e peshkatarit Sokol Veizaj në Orikum vërteton mënyrën e marrjes së pronësisë, për një trualla Kjo vrasje sipas, Julian Sinanaj, është porositur nga kushurinjtë Mëhillaja
Sinanaj në dëshminë e tij është shprehur se disa ngjarje kriminale në Vlorë janë ndërmjetësuar nga Mëhillajt dhe paratë që fitonin nga ndërmjetësimet, i kanë pastruar duke blerë prona në Vlorë dhe Tiranëa Kështu shitja dhe blerja e pronave nga ndërmjetësit, ka bërë që Prokuroria të ketë dyshime të arsyeshme se ata kanë pastruar paratë që fitonin nga aktiviteti kriminala
Source: Tema – Kryesore