Banorët e BBVK-së janë zgjuar sot nga Vëllai i Madh me himnin kombëtar, duke qenë se sot Shqipëria feston 112-vjetorin e pavarësisë.
Ishin disa prej banorëve, sikurse Vullneti, Xuxi, Pauli dhe Arioni dhe Gresa të cilët vendosën duart në zemër dhe me zë po interpretonin vargjet e himnit shqiptar.
Pasi përfundoi himni, pasuan duartrokitjet nga banorët derisa disa prej tyre kanë bërë simbolin e shqiponjës.
Sot do të jetë festë edhe për banorët brenda shtëpisë duke qenë se Vëllai i Madh ka përgatitur disa aktivitete kulturore për ta.
Për hir të festës së 28 Nëntorit, produksioni e mbajti mbrëmë darkën e të nominuarve, në mënyrë që sot të vazhdojë me planin për festën e pavarësisë.
The post Banorët e BBVK-së zgjohen me himnin kombëtar appeared first on Albeu.com.