Partia Socialiste, përmes deputetit Besnik Bare, deklaron se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe po lufton ashpër me trafikun e drogësa
“Policia e Shtetit po lufton ashpër me një monstër, siç është trafiku i drogës, i cili për tetë vjet u forcua çdo ditë e më shumë, por që sot po jep shpirt, ndërsa përpiqet të godasë me ndonjë kafshim të fundit”, deklaroi deputeti Barea
Duke akuzuar opozitën se po tenton të dezinformojë publikun, ai tha se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe sot aksionet policore janë shumë herë më të suksesshme se një vit më parë, kur Shqipëria qeverisej nga ata që sot janë në opozitëa
“Të gjithë e dimë se kanabisi mbillet në verë dhe droga e konfiskuar nga policia është drogë e mbjellë në qeverinë e Berishësa Por, ndryshe nga koha e Berishës policia sot po e ndalon trafikun e drogësa 19 ton kanabis janë kapur nga shtatori në prill të këtij viti, ndërkohë që një vit më parë u kapën vetëm 14 tona Referuar shifrave, droga është mbjellë më shumë dhe është kapur më pak”, tha deputeti i PS-sëa
Shqiptarët, vijoi Bare, duhet të kenë besim tek institucionet shtetërore dhe të mos bien pre e propagandës së opozitës, që në një moment kyç për integrimin europian përpiqet me çdo kusht të nxijë imazhin e vendita
Source: Tema – Aktualitet