Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso, ndanë pikëpamjet se vetëm konsolidimi i shtetit ligjor dhe institucioneve të pavaruara është rruga për ti bërë ballë sfidave të luftës kundër krimit dhe trafiqeve, korrupsionit dhe kapjes së segmenteve shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjita Në këtë kuadër, Basha ngriti shqetësimin e riaktivizimit të trafiqeve të drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, dukuri që prek pothuajse cdo ditë dhe Italinë, duke e cilësuar të papranueshëm pasi cënon rëndë sigurinë në vend dhe imazhin e Shqipërisë përballë partnerëve më të rëndësishëm europianëa
Duke u ndalur tek zhvillimet në vend, Basha tha se pasiguria juridike si rezultat i vendimeve arbitrare dhe shpesh të jashtligjshme të qeverisë, si dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave nga ana e qeverisë ka dëmtuar shumë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të investitorëve të huaja
Duke marrë si shembull anullimin arbitrar nga Qeveria të dhjetra koncesioneve të ligjshme, transparente dhe konkuruese të sipërmarrësve italianë në vendin tonë, Basha tha se kjo dëmton klimën e biznesit, interesat e investitorëve italianë, dhe qytetarët shqiptarë pasi shkurton në mënyrë dramatike vendet e punësa
Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu Presidentit të Senatit mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për integrimin europian të Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidata
Sa i përket marrdhënieve dypalëshe Basha shprehu vlerësimin më të larte dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mbështetjen politike, ekonomike e të gjithanshme që Italia mike i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në të gjitha fushat, dhe në veçanti, në projektin madhor të anetarësimit në BEa
Basha vleresoi rolin prej partneri strategjik që Italia ka ruajtur në vazhdimësi në marrdhëniet me Shqiperine duke u renditur per më se dy dekanda në partnerin kryesor përsa i përket shkëmbimeve ekonomike dhe tregtarea
Source: Tema – Aktualitet