Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një paralajmërim Kryeministrit Edi Rama që të marrë përgjegjësitë që i takojnë në lidhje me narko-trafikun ose në të kundërt do të përballet me çdo shqiptara Në përgjigje të deklaratës së bërë nga Kryeministri, kreu demokrat Basha u shpreh se në një kohë kur vendi është kthyer në aerodrom droge, shqiptarët dëgjuan një aplogji të Ramës, 3 ditë pas skandalit të avionit të drogës që ngeci në rërën e Divjakësa
“Dorëhiqu, ndryshe do përballesh me qytetarëta Këtë çorbë që ke gatuar vetë, do ta hash vetë,” tha kryetari i PDa
“Pak më parë dëgjuat apologjitë e Edi Ramës tre ditë pas rrëzimit të avionit të Divjakësa Në vend të dorëheqjes, reflektimit apo ndjesës së Kryeministrit, shqiptarët dëgjuan shfrimin urrejtjes së tij patologjike kundër opozitësa Nuk kam çfarë tu them shqiptarëve nuk pretendoj të jem më i mençuri prej jush për tu bërë interpreto i një qëndrimi që flet vet me një dëshmi tronditëse se sa keq e kemi punën me narko-trafikuna Me paranojë shembullore e tregoi rrëzimin e avionit si një inskenim të errët kundër tij”, u shpreh Bashaa Në vijim ai shtoi se “Rama nuk fyen vetëm opozitën, por fyen të gjithë shqiptarët, duke thënë; fluturon gomara Ai gënjen e mashtron, mbaron fushata elektoralea PD do vazhdojë të bëjë gjithçka për të marrë statusina Nuk kemi qenë ne duke bërë greva për të sabotuar vizat, nuk e mbajtëm ne peng statusin, ne kemi votuar dhe do votojmë çdo gjë që ka të bëjë me integrimin”, theksoi Bashaa
Sipas kreut të opozitës, shqiptarët nuk kanë pse paguajnë borxhet e vjetraa
“Kryeministri na kërkon të mbyllim gojën, ndërkohë që vendi na kthehet në një aerodrom drogëa Sot e pati të pamundur, sepse këtë ai e di më mirë se kushdo tjetëra Shqiptarët nuk ja kanë për borxh të shlyejnë borxhet e vjetraa A ishte ti zoti Rama që injorove informacionet e qytetarëve, me avion me gomone?! A ishte ti që cënove transparencën e opozitësa A ishte ti ai që i shkelje syrin nartkotrafiktëve?! A ishte ti që i le pa mbrojtje gazetarët duke u kërcënuar nga mafia”, shtoj më tej kreu i PD-së, Bashaa
Në qendër të akuzave për trafikun e drogës, sipas kreut të opozitës, është kryeministri i vendit, Edi Ramaa
“Qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe vendin, të fëmijëve të tyre, të gjithë shqiptarët kanë një hall; nxjerrjen e vendin nga trafiku i dogës, Rama ka vetëm një hall,të dal nga ky halla Rama mashtron dhe i gënjen çdo ditë për zhgënjimeta Të implikojnë ty këto akuza zoti Ramaa Rikthimet dhe largimet nga radhët e policisë, të ngarkon ty zoti Ramaa Emërimet në postet qeveritare të implikuar në drogë, të implikojnë ty zoti Rama”, tha më tej Lulzim Bashaa
Source: Tema – Aktualitet