“Protestat janë kauza e drejtë për të çliruar Shqipërinë nga kartelet e drogës, kemi qenë dhe jemi të vendosur për të fituar këtë përballje me çdo kusht”, deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanita
Basha ftoi qytetarët t’i bashkohen të premten protestës që do të zhvillohet para godinës së Qeverisë, ndërsa e cilësoi atë një protestë për qytetarët dhe për kombina
“Rreziku i kartelit të drogës po kanoset në një përmasë të paparë, sepse qeveria e Ramës ka hapur dyert droga nuk është obsion, nuk është mundësi, por është shkatërrima Sa më shumë drogë aq më shumë mjerim”, tha Basha, duke shtuar “thirrja jonë kryesore është një popull në këmbë për t’i thënë jo kartelit të drogësa E kemi nisur këtë betejë dhe jemi të vendosur, të bashkuar të rreshtohemi të premten para kryeministrisë”a
Në lidhje me statusin e vendit kandidat, kreu demokrat u shpreh se “PD e ka mbështetur statusin me vepra dhe do të bëjë çdo gjë për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin Qershor”a
“Nuk po kërkojmë të fitojmë pikë politike, as axhendë partiake, sepse kjo është një axhendë kombëtarea Opozita e ka pranuar të qenurit opozitë deri në zgjedhjet e tjeraa Ky nuk është një aksion partiak, por një aksion kombëtara Ndaj duhet ta presim nyjen e narkotrafikut dhe të çojmë Edi Ramën në shtëpi”, theksoi Bashaa
Source: Tema – Aktualitet