Në vijim të turit të takimeve me strukturat e Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha u ndal në Vlorë, ku bëri thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 23 Majit nën moton “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”a
“Në një kohe kur vendet e Bashkimit Europian ditë përditë përballen me tonelata droge të ardhura nga Shqipëria, protesta e të premtes është sinjali më i qartë, se shqiptarët janë të vendosur ta shkëpusin Shqipërinë nga narkotrafikantët duke larguar mbështetësit e tyre në krye të qeverisëa Me lëvizjen tonë të premten, ne do të çojmë një mesazh të fuqishëm edhe për integrimina Duke i thënë Europës se shqiptarët janë europian në dinjitet dhe se narkotrafikantët janë një realitet i papranueshëm, dhe që shqiptarët janë të vendosur ta shporrin nga Shqipëria bashkë me përgjegjësin që i solli në krye të vendit”, iu drejtua Basha mbështetësve të PD në qytetin e Vlorësa
Situata e rëndë ekonomike, deklaroi kreu demokrat, ka shtyrë shumëkënd ta shohë drogën si mundësi pasi është e vetmja gjë që po lulëzon me shpejtësi në Shqipëria Por historia, sipas tij, ka dëshmuar se droga është fatkeqësi, droga ka hapur plagë, droga ka hapur varrea
“Situata ekonomike në Shqipëri është shumë e rëndë, papunësia është ulur këmbëkryq si asnjëherë më parë dhe nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit, është e kuptueshme që ndokush edhe mund të mendojë se droga është një alternativëa Droga nuk ka zgjidhur problemea Droga ka hapur problemea Është një rrezik i cili i kalon kufijtë e të majtës, apo të djathtës sepse fatkeqësia pllakos mbi kombin si i tërë dhe jo mbi parcela partiake dhe politikea Ndaj sot në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, e të premten në orën 11a00 në Tiranë, shqiptarët janë, do të jenë të bashkuar e në këmbë për t’i thënë jo drogës, një popull në këmbë kundër drogës, Edi Rama në shtëpi”, tha Bashaa
Source: Tema – Aktualitet