Deputetja e Partisë Demokratike ka deklaruat në studion e emisionit “Loga” në Panorama TV se Belind Këlliçi duhet t’i kërkojë Sali Berishës që të largoheta
Sipas saj, pikërisht Belindi duhet ta bëjë këtë gjë, më pas të tjerët me radhëa
Edhe pse e bindur se në 2021 opozita nuk erdhi në pushtet për shkak të bandave qeveritare, deputetja demokrate ngriti pyetjen se “pse demokratëve i munguan në këto zgjedhje 200 mijë votues?”a
“Shpresoj që qëndrimin ndryshe ta çoje deri në funda Sot duhet ti kërkojë zotit Berisha të japë dorëheqjen ta largohet, duhet ti kërkojë Belinid të largoheta Belindi duhet ta fillojë i pari sepse ka autoritetin për ta bërë këtë gjëa Ka qenë në garë dhe e ka këtë të drejtë të bëjë publikishta Duhet ta bëjë një i pari, pastaj i dytë dhe më pas me radhë ndoshta të fillojmë atë revolucionin e famshëm që kemi një vit e gjysmë që e presim dhe nuk ndodhia
Ne nuk erdhën në pushtet në 2021 për shkak të bandavea Po, ky pushtet ka blerë vota me bandat, por përtej kësaj, përse ne të djathtëve na munguan 200 mijë shqiptarë, 200 mijë vota kush mban përgjegjësi? Këtë përgjigje duhet ta japë shpura e Sali Berishës edhe shpura e vulës dhe të mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve sepse me këtë demokraci nuk shkojmë në 2025”, theksoi Açkaa
Deputetja demokrate bëri një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se PD zyrtare ka mbështetur Luçiano Boçin në këto zgjedhjea
“Nëse nuk e di po e them unë publikisht sot, ne e kemi mbështetur, pavarësisht se nuk e kemi thënë dhe nuk kemi bërtitur në fushatë, por të gjithë demokratët e kanë mbështetur zotin Boçi”, u shpreh Açka duke theksuar se “nëse PD nuk hapet, ne nuk e gjejmë dot liderin”
The post “Belind Këlliçi duhet t’i kërkojë publikisht Berishës të largohet”- Deklaratat e forta të Flutura Açkës: Kemi mbështetur Luçiano Boçin! Pse të djathtëve i munguan 200 mijë vota? appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea