Në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi shprehet se një pjesë e mirë e policisë shqiptare është gylenistea E thënë ndryshe, gylenistët janë ndjekës të lëvizjes së Fetullah Gylenit, imamit më të njohur në botë dhe që predikon islamizmin e moderuara
“Një pjesë e mirë e policisë shqiptare, e edukuar ose e trajnuar në Turqi, edhe sot është gyleniste dhe ka burime të besueshme, të cilat pretendojnë se mbi dhjetë për qind e policëve shqiptarë janë gylenxhi“, citohet në librin e Blushit “Hëna e Shqipërisë”a
Por, përfaqësues të policisë shqiptare shprehin mendimet e tyre kundër këtyre shifrave dhe pohimevea
Ish kreu i policisë shqiptare, Hysni Burgaj, i kontaktuar nga “GSh” ka sqaruar se, edhe nëse ka në radhët e policisë gylenxhi, shifrat janë pothuajse të papërfillshmea
“Ne nuk i kemi bërë asnjëherë këto statistika, por me aq sa unë kam dijeni, 10 për qind janë shumë dhe absolutisht janë shifra shumë të lartaa Në dijeninë time, vetëm 0a01 për qind ose 0a02 për qind e policisë mund të ketë arsim islamik ose të jetë ndjekës i kësaj rrymea Por, jam i sigurt se arsimi islamik i efektivëve të policisë, nuk përbën rrezik për shtetina Nuk ka lidhje mes arsimit islamik të policisë dhe rrezikut që i kanoset shtetit, aq më tepër kur shifra është kaq e vogël”, pohon Burgaja
Por, kundërshtarë të mendimeve të Blushit ka edhe nga krerët aktualë të policisëa Bilbil Mema, i cili për shumë vite ka mbajtur postin si drejtor policie, i rikthyer që nga tetori në radhët e uniformave blu si kreu i Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, sqaron se shifrat që publikohen në librin e Blushit janë të ekzagjeruaraa
Source: Tema – Aktualitet