Në fjalën e radhës nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje këtë të hënë qytetarëve të dalin në protestën e 11 korrikut në Tiranë.
“11 korriku është protestë, mosbindje civile për vetë ekzistencën e këtij kombi. A do dalim ne në fushë betejë për t’u përballur me pushtuesin e egër, me armikun e egër që po përzë shqiptarët nga Shqipëria, që po boshatis sa asnjë pushtues tjetër këtë vend të bekuar?
Apo do bëjmë sehir dhe do bëjmë qaramanin dhe do besojmë fjalimin se me fjalë, Edi Rama largohet? Jo, miqtë e mi. Kurrë, asnjëherë një pushtues nuk është larguar me fjalë. Është larguar me dajak dhe vepra” – tha Berisha.
Kreu i PD-së bëri akuza të forta ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani ndërsa institucionin e tij ai e quajti një “organizatë kriminale”.
“Shikoni çdo ditë të shpërfytyruarin, pengun Altin Zamani. Ky mercenar në krye të organizatës kriminale kërkon një vit burg për gjykatësin që kishte 60 metër katrorë banesë në Golem të paidentifikuar. Dhe këtu nuk justifikohet asnjë njeri për asnjë metër katror.
Po zotëria e tij me tre apartamente? Po Dumani me tre apartamente, duke larë paratë e pista që ka përfituar? Si i bëri paratë për tre apartamente. Ndaj dhe ai rri peng i Edi Ramës. Ndaj dhe ai firmos sot 21 mandate dhe i kapërdin me turp të nesërmen sikur nuk janë.
Ky peng është edhe pengmarrës. Mban peng gazetarë, sulmon gazetarë të cilët i nxjerrin fytyrën në shesh atij. Vazhdon presionin dhe terrorin ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar që publikoi dosjen e shitur nga Dumani për vrasësin serial Dumani” – tha Berisha. ©LAPSI.al
The post Berisha: Dumani është mercenar dhe peng i Ramës appeared first on Lapsi.al.