Fjala e Berishes: “Të dashur miq, u krye edhe kjo punë”, kështu e ka nisur fjalën ish-kryeministri Sali Berisha nga selia blu, ku u rikthye pas GJKKO revokoi masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij.
Gjithashtu, Berisha thekson se piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale.
“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale.
Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe”, tha Berisha.
Vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
“Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi””,– thuhet në vendimin e GJKKO-së.
The post Berisha flet nga selia e PD: Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale appeared first on Albeu.com.