Në një ditë të veçantë, në kuadër të aktivitetit të Partisë Demokratike me të rinjtë e Brain Gain në Vlorë, lideri i PD-së, Sali Berisha, mbajti një fjalim për të pranishmit.
Ky aktivitet u zhvillua në Ditën e Flamurit, një datë historike që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Berisha theksoi rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët dhe kujtoi aktin heroik të Ismail Qemalit, i cili shpalli Pavarësinë në kushte të vështira. Gjatë fjalës, ai nxori në pah ndryshimet e mëdha që ka kaluar Shqipëria, duke nënvizuar sfidat që ende mbeten për të realizuar ëndrrën e një Shqipërie të zhvilluar dhe të pavarur.
“Ju përshëndes shumë, dhe një përshëndetje të përzemërt.
Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.
Të dashur miq!
Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.
Shqipëria është vite e vite drite larg. Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.
Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij”, tha Berisha.
The post Berisha: Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria appeared first on Gazeta Standard Online.