Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për tu paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.
Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.
The post Berisha niset nga banesa drejt SPAK appeared first on Lapsi.al.