Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në 10:00 në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitjeje që i është vendosur për çështjen ‘Partizani’. Pas vendimit të Apelit, vetë Berisha deklaroi se do ta respektojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.
“Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”, deklaroi Berisha më 3 janar pas vendimit të Apelit të GJKKO.
Paralelisht me paraqitjen në SPAK, kryetari i PD do të presë vendimin për fatin e dosjes “Partizani” nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.
Ndërkohë, PD ka thirrur mbështetësit në protestë para SPAK në momentin kur Berisha do paraqitet para oficerëve të Policisë Gjyqësore. PD si organizatore e protestës akuzon Prokurorinë e Posaçme se po përndjek liderin e opozitës.
The post Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston para Prokurorisë së Posaçme appeared first on Lapsi.al.