Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se u shpall non grata se luftoi krimin dhe korrupsionin.
Berisha: Tani, Sali Berisha u shpall ‘non grata’ vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar.Këto ishin tre faktorë për të cilët menduan se do më arkivonin në histori, duke më shpallur ‘non grata’.Sali Berisha u vu në ‘arrest shtëpie’ për të njëjtat motive, por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, ti denoncoj me forcën më të madhe.
Dhe këtu do të vij me dokumente para jush, edhe në parlament, por edhe këtu do të vij me dokumente para jush.
Këto që thashë, për të ja nxjerrë fytyrën siç e kanë, për të treguar se kush është Taulant Balla, për të treguar se kush është Altin Dumani që fle mbi dosje krimi, për të faktuar shqiptarëve se pse unë e quaj Skapin një organizatë kriminale, unë do të vij me dokumente para jush.
Edhe në parlament, por në radhë të para këtu, sepse këtu është mundësia, për ti paraqitur.
Se aty mund ti paraqesim, por këtu do të ju lexoj dokumente këtu, po. Do shohin keq ata. Ua them unë ju, do shohin keq.
Nuk mund të them unë kurrë për një institucion organizatë kriminale po të mos e kem të faktuar.
Ekzistojnë dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare dhe do të shihni ju, se kush është fytyra e vërtetë, se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimi
The post Berisha: U shpalla ‘non grata’ se luftova krimin dhe korrupsionin. Do ta faktoj me dokumente se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit appeared first on Gazeta Standard Online.