Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Berishës dhe Topallit u mbahen lekët nga paga e deputetit

May 10, 2014

berisha_topalliIsh- kryeministri Berisha dhe ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, janë deputetët, të cilët u janë mbajtur që nga fillimi i kësaj legjislature një pjesë e pagesave të deputetita Asnjë prej tyre nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve të përhershmea

Përmes një hulumtimi Portali Albeu mëson se ish- kryeministri Berisha nuk figuron në asnjë prej listave të përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare, ndërsa ish-kryetarja Jozefina Topalli figuron në Komisionin e Jashtëm, por që faktikisht nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhjea

Ish- kryeministri Berisha ka thyer edhe Rregulloren e Kuvendita Ai nuk figuron i regjistruar në asnjë komision dhe kjo dallohet qartë nëse kontrollohet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentarea

Por neni 20 i Rregullores së Kuvendit e bën të detyrueshëm pjesëmarrjen në së paku një komision, të paktën formalishta

“Në komisionet e përhershme marrin pjesë të gjithë deputetët dhe përbërja e tyre, për aq sa është e mundur, pasqyron grupet parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvenda Kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të përhershmea Si rregull, deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm”, thuhet në Rregulloren e Kuvendita/albeu

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions