Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, teksa ndodhet në Vlorë për të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në një mesazh urimi, ai shprehu vlerësimin për këtë ditë të shenjtë, duke e cilësuar si simbol të bashkimit kombëtar dhe sakrificës për liri.
Blushi nënvizoi sfidat që po kalon Partia e Lirisë, por shprehu besimin se e ardhmja do të sjellë një Shqipëri më të lirë dhe demokratike.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe respektimin e simbolit të flamurit kuqezi. Urimet më të përzemërta në emër të Partisë së Lirisë dhe të Presidentit Meta.
Është një moment jo i lehtë për Partinë e Lirisë, por jam besimplotë se Presidenti Meta, në nëntorin e ardhshëm, do të jetë së bashku me të gjithë shqiptarët e ndershëm, këtu në Vlorë, për të festuar nëntorin e tretë të një Shqipërie të lirë, të një Shqipërie plotësisht sovrane dhe të një Shqipërie plotësisht demokratike.
Sot është një ditë feste dhe nderimi, dhe besoj që të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë janë bashkë në këtë ditë për të nderuar simbolin më të shenjtë dhe më përbashkues të të gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen, për të nderuar flamurin kuqezi të larë me gjak.
Sigurisht që ne po bëjmë çdo përpjekje që ky flamur të mos cenohet nga të gjithë ata tradhtarë, kolonizatorë apo pushtues të rinj të Shqipërisë, të cilët në këto vite kanë bërë gjithçka për të zhdukur vlerat kombëtare dhe për të goditur e cenuar interesin kombëtar.’- u shpreh Blushi.
The post Blushi në Vlorë: PL do të luftojë që ky flamur të mos cenohet nga tradhtarët dhe pushtuesit të rinj të Shqipërisë appeared first on Gazeta Standard Online.