Aleanca Kundër Drogës, shpallur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të kryesohet nga Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare dhe ministër i disa qeverive socialiste, por edhe demokratea
Kjo bëhet e ditur nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili përmes një mesazhi shprehet “këta kanë mbaruar!”
“Lulzim Basha paska krijuar sot Aleancën Kundër drogës! Në krye të saj është Lufter Xhuveli! Qenka gjallë!”, vijon komentin ligjvënësi socialista
Braçe ka sulmuar në vazhdimësi Xhuvelin për përfshirjen e tij në qeverinë e të djathtëve, pas vitesh aderimi në atë të socialistit Fatos Nanoa
Reagimi i Braçes erdhi pasi kreu demokrat, Lulzim Basha, njoftoi ngritjen e një Aleance Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të kryesojë protestën që opozita do të mbajë më 23 maj para kryeministrisë kundër trafikut të drogës në venda
Source: Tema – Aktualitet