Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Braçe: Jemi të vendosur kundër krimita Tani do bëhet drejtësi!

May 10, 2014

braceDeputeti socialist, Erion Braçe, doli në një konferencë për shtyp pas bllokimit të një avioni dhe një makine me drogë në Divjakëa

Braçe tha se Qeveria tregoi vullnetin e palëkundur për të luftuar krimina

“Sot, çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit, krimit të organizuar, rrënjosur thellë e strukturuar po kaq thellë në 8 vite në këtë venda

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort si një e tërë, me çdo strukturë, civile, ushtarake e policore, agjenci ligjzbatuese të këtij shteti për të goditur kudo krimina

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në shkëputjen e çdo lidhje të hershme e të konsoliduar mes krimit dhe këtij vendi, të përdorur gjatë, për 8 vjet me radhë, për trafiqe gjithfarësh, përfshirë trafikun e njerëzve, drogës, armëvea

Dita e sotme sjell në vëmendje të kujtdo një dallim të madh mes:

Vullnetit politik për të mbështetur politikisht çdo linje trafiku, çdo organizate kriminale, çdo trafikant, duke dhënë nga një djalë e vajzë qeverie si garant për ta, ndodhur çdo ditë në 8 vite të qeverisë Berisha Basha;

Dhe vullnetit politik për të ngritur, pajisur, rritur e bërë funksionale, çdo strukturë shtetërore për të goditur çdo linjë trafiku, çdo organizatë kriminale, çdo trafikant pavarësisht emrit e mbiemrit, fuqisë financiare e logjistike që kanë, ndodhur çdo ditë të 8 muajve të një Qeverie të re të vendosur qartë përballë krimita

Sot, nuk shpëtoi kush, as u fsheh e as përfundoi në drejtim të paditur!!

Sot, u godit një tentativë për të ngritur një linjë trafiku të drogës;

U arrestua cilido që u identifikua si i përfshirë në të dhe hetimi vazhdon,” tha Braçea

Deputeti socialist e pati një mesazh edhe për Sali Berishën dhe Lulzim Bashëna

“Nuk ndodhi aksidentalisht!

U realizua pasi prej muajsh kontrollohet e mbrohet nga çdo veprimtari e paligjshme, çdo pëllëmbë e këtij territori;

U realizua pasi sot, çdo agjenci shtetërore, çdo strukturë policore e ushtarake, ishte gati, mbikëqyri, raportoi, koordinoi, veproi dhe goditi në kohë rekord një tentative trafiku, dëshmoi efikasitet dhe vullnet të qartë politik për të goditur pa u ndalur, blerë e korruptuar si 8 vite me radhëa

Sot droga nuk iku siç ndodhte shpesh e me shpesh në 8 vjet! Sot droga u kap sërish! Bashkë me përgjegjësit!

Të bësh këtë je përballë krimit e kundër tij;

Të sulmosh këtë je në krah të krimit dhe pjesë e tija

Të parën, kemi 8 muaj që po e ndërtojmë;

Të dytën, e vuajti për 8 vite çdo shqiptar, burrë e grua, djalë e vajzë, fëmijë, dhe ky venda

Lumi i drogës që rrjedh nga plantacioni i Sali Berishës, mbjellë, rritur, korrur lirisht dhe nën kujdesin politik personal të tij, veçanërisht vitin e fundit të tij, tani ka një përgjigje, të qartë, të fortë, efikasea

Mos harroni, në këtë vend, këta shqiptarë, Sali Berisha e Lulzim Basha i vranë për t’i vjedhur dhe i vodhën pasi i vranëa

Kjo kohë ka marrë fund! Pasuria e vënë në këtë skemë gjaku nuk i mbron mëa

Tani do bëhet drejtësi!”

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions