Deputeti socialist Erion Braçe hodhi akuza të forta ndaj Presidentit Bujar Nishani dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla pas thirrjes së bërë nga opozita për nisjen e protestave deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Ramaa
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti Braçe e konsideron ultimatumin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për dorëheqjen e Qeverisë, si të mbështetur “nga Presidenti i Republikës, që është bërë mbrojtësi ligjor i një pushteti politik kriminal të përfaqësuar nga tutorët e tij Berisha e Basha si dhe nga kryeprokurori Llalla, garanti i mosndëshkimit të pushteti kriminal”a
Në vijim ai thekson “ky President duhet të mbajë përgjegjësi serioze për krimin që po nxitet nga këta të dy, mbrojtur prej tij personalisht! Ky prokuror, duhet të mbajë përgjegjësi serioze përse nuk hetohet për vrasjet e 21 Janarit, Sali Berisha e Lulzim Basha”a
Braçe i ka bërë thirrje në veçanti kryeprokurorit, të mos bëhet garant i kreut të PD-së Lulzim Bashës, që ai e cilëson si “hajdut e vrasësa”
“Lulzim Basha paska dhënë ultimatum për largim nga pushteti të maxhorancës që votoi populli, pra, e do pushtetin pa votë, por me shpifje, kërcënim, shantazh, dhunë dhe ka të drejtëa Sepse ai abuzoi me 230 milionë euro në Rrëshen – Kalimash, u hetua, për të u ngrit akuzë, por nuk u gjykua kurrë, as u ndëshkua; abuzoi qartë me 30 milionë euro të tjera në Levan – Vlorë e Levan-Tepelenë, pasuroi serbë e shqiptarë të lidhur me të, u hetua nga KLSH-ja, u gjet përgjegjës, por nuk u hetua nga Prokuroria, për pasoje nuk u gjykua e nuk u ndëshkua kurrë; vrau katër shqiptarë në bulevard, paqësorë, të paarmatosur e të pafaj, por Prokuroria nuk e hetoi kurrë edhe pse ai ishte komandanti i vrasësve atë ditëa Kështu, ky hajdut e vrasës ka marrë përsipër të kërcënojë e të tentojë të dhunojë një qeveri legjitime”, shkruan Braçe në rrjetin sociala
Source: Tema – Aktualitet