“Sikur kjo mazhorancë të kishte qeverisur qoftë edhe një ditë të vetme, sot për PD-në do të kishte qenë herët për protesta”,- shprehet në një intervistë për gazetën “Mapo” deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregua
Një ditë pas protestës së zhvilluar përballë Kuvendit, Bregu thekson se kryeministri Edi Rama duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij politike përmes dorëheqjesa Ajo e mirëkupton rregullin politik se çështja e emrit të kryeministrit i përket mazhorancës, por në rastin konkret Bregu jep arsyet se përse kjo çështje duhet parë më gjerë se aqa
“…Sigurisht që një forcë politike e cila merr vota, do të zgjedhë kryeministrin e saja Por kjo nuk do të thotë që kryeministri të tërhiqet zvarrë vetëm për faktin se mendon se çdo ditë ka marrë një milion vota, të cilat sot nuk i numëron dot më nëse i ka aq, dhe të mos japë asnjë ditë llogari sepse ka mbi supet e tij sipas imagjinatës së tij një milion vota që i rrinë si kurrizi breshkës, dhe i jepkan atij të drejtë që të mos flasë, mos të përgjigjet, të heshtë, të fshehë faktet, të tallet me opozitëna Ky nuk është thelbi i politikës”, – tha ajoa
Bregu komenton edhe zgjedhjet në parti dhe rëndësinë e afrimit pranë saj të njerëzve me cilësia Ajo jep gjithashtu një këshillë për të rinjtë që duan të jenë pjesë e saj, duke lëshuar një thumb për Grida Dumën, e cila është njeriu që shfaqet më shumë nëpër media nga PD-ja:
“…Në rast se do të ketë një bashkëpunim dhe prirje ku gjithsecili të respektojë pozicionin e tjetrit, e atij që vjen, dëshirën dhe motivimin sepse një njeri që kërkon t’i bashkohet PD-së në opozitë, siç ishim ne dikur, sigurisht që është për t’u lëvduara Pra, nuk po i bashkohet një force politike kur është në pushtet, por po i bashkohet kur është në opozitëa Por, a ka nevojë që të dëgjojë më shumë sesa të flasë? Sigurisht që kjo është e vërtetë”a
Source: Tema – Aktualitet