Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po dhunon shqiptarët përmes retorikave boshea Ndërsa e cilëson këtë 1 Maj si më të vështirin për shqiptarët, deputetja Majlinda Bregu thekson se këtë nuk mund ta mbulojë panairi i Ramësa
“Kujtuam se paradat e 1 majit morën fund, por shihet se kanë rilindur me panairet e “punësimit”a Ky 1 maj e gjen Shqipërinë në ditën më të vështirë përsa i përket punësimita Teksa zyrtarisht është rritur numri i të papunëve në vend, kur prej 8 muajsh qeveria udhëheq një fushatë largimesh të paligjshme nga administrata duke dëmtuar mbi 7 mijë familje, dhe ndërsa biznesi privat shkurton çdo ditë stafin për shkak të taksave të larta dhe rënies së ekonomisë, Edi Rama organizon panaire dhe flet e flet pa fund, me një retorikë që nuk hap asnjë vend të ri pune, që nuk krijon as edhe një shans për përmirësimin e jetës që qytetarëve”, theksoi Bregua
Në vijim ajo shton se “këtë 1 Maj u dhunuan jo vetëm gratë që u nxorën me forcën e gardës nga aktiviteti qeveritar sepse prishën humorin e shefit, por u dhunuan të gjithë të papunët nga një propagandë tallëse e fyese deri në kockë, e një kryeministri që refuzon të dëgjojë e të shohë se çfarë po ndodh në realitet”a
“Në realitet, çdo ditë, burra e gra, të rinj e të reja, profesionistë të fushave, po humbin vendin e punësa Në realitet mijëra të rinj të papunë kanë humbur shpresën për një vend punea Panairi i Ramës është një penel që nuk e zbukuron dot realitetin e zymtë të keqqeverisjes dhe paaftësisë së tija Panairi i Ramës, nuk i mbulon dot të gjitha kotësitë e kësaj qeveriea Panairi i Ramës është veçse tallje oligarkësh që ju intereson vetëm pushteti i tyre”, tha ligjvënësja demokratea
Source: Tema – Kryesore