Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, shprehet se vendimi i SPAK për ta dërguar çështjen në apel, tregon vendosmërinë e këtij institucioni për të vijuar me veprime antikushtetuese. Sipas Bylykbashit, në vendimin e marrë për heqjen e masave shtrënguese ndaj liderit të PD, ka ndikuar vendimi i Strasburgut, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që në këndvështrimin e Bylykbashit pavarësisht se jo i plotë, ishte një shuplakë për GJKKO e cila ka këmbëngulur në të gjitha shkallët e saj për ta lënë në arrest shtëpie. Këto deklarata Bylykbashi i bëri gjatë emisionit Tasl Force në Syri TV.
“Veprimi i SPAK për ta ankimuar çështjen në apelin e GjKKO tregon vendosmërinë e tij për të ecur në këtë rrugë të paligjshme. Pra ne të gjithë e kemi thënë që masat e vendosura ndaj Sali Berishës ishin antikushtetuese për proçedurën, dhe këtu unë nuk ndaj të njëjtën mendim me Gjykatën Kushtetuese, por nuk kam staturën e e saj, ajo është gjykatë unë jam një individ qoftë dhe si politikan apo deputet, qoftë si individ i thjeshtë, fjala ime vlen vetëm si fjalë si opinion. Ata morën një vendim dhe i dhanë të drejtë GJKKO dhe SPAK që nuk kanë nevojë që të shkojnë në parlament për të marrë miratimin. Uën mendoj krejt të kundërtën. Mendoj të kundërtën se Gjykata Kushtetuese ka prerë një togfjalësh “kufizimi i lirisë në çdo formë tjetër” pra arrest apo çdo formë tjetër. Ky ishte arrest, atëherë kush janë format e tjera. Se nuk ka pafund në masat shtrënguese të sigurisë alternativa, dhe ti thuash një politikani që në fushatë zgjedhore kur të them unë ti të jesh këtu dhe nuk do shkosh të bësh aktivitetin për të cilin je votuar është kufizim. Pra nuk është kufizimi i njëjtë me një qytetar të thjeshtë.Sigurisht duke mos ditur të gjithë hapat që ishin ndjekur kur ishte bërë kërksa etj, ishte një surprizë vendimi si moment, ndërkohë që me arsyetim logjik nuk kishte ku shkonte ndryshe. A kanë ndikuar faktorë të tjerë gjithashtu, si fjala vjen vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ta marrë në shqyrtim me precendencë, sigurisht që ka ndikuar. Sigurisht gjyqtarja e di që ka dhe një kërkesë tjetër të depozituar nga avokatët mbrojtës të zotit Berisha në lidhje me masën e arrestit. Para Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët përpiqen të jenë dhe zgjuar në atë bindjen e tyre të brendshme, duke thënë “ po pse duhet të marr unë të njëjtën damkë siç e morën ata të tjerët”. Pra për të gjitha rsyet në fund fare në politikë përtej përsiatjeve ligjore ka rëndësi konkluzioni dhe konkluzioni është që sot Berisha është i lirë.Isha ndër të paktët persona që thoshja në momentin e parë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese do të bjerë masa e arrestit nëse do të kërkohej në GJKKO, pra bazuar në vendimin e Kushtetueses. Sigurisht pati shumë interpretime. Ajo ishte një shuplake le të themi për Gjykatën e Posaçme. Unë e kam thënë gjithmonë, prokurorisë i lejohet të lajthisë por Gjykatës kurrsesi jo, gjykata është garancia, nuk është prokuroria është gjykata garancia, dhe po ra ajo garanci vijnë të tjerat me radhë. Kështu që ajo ishte një goditje e ashpër për arsyet që i dinë ata, arsyet ndoshta nuk i shkisnin më shumë se aq kushtetutës, për vendimin e gjykatës që kishte marrë si masë shtrënguese ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë. Rënia e kësaj mase si antikushtetuese, sepse nuk respektonte proprcionalitetin si parim kushtetues, për dy arsye por që janë të ndërlidhura bashkë, në gjykimin tim, duke qenë se masa e arrestit në shtëpi është sigurisht akoma më jo-proporcionale në rrethanat që kish çmuar gjykata, por dhe duke qenë se masa e arrestit bazohesh në mosrepsketiminpër pretendim mokushtetushmërie të asaj mase kjo do të binte” tha nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi.
The post Bylykbashi: Rasti Berisha, SPAK vijon të këmbëngulë në antikushtetushmëri appeared first on Gazeta Standard Online.